“Nuk jeni këtu për të na mbyllur gojën”/ “Plas” sherri në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, përplasje brenda PS

Tensionet brenda Këshilli Bashkiak i Shkodrës mes këshilltarëve të majtë vijojnë, duke u reflektuar edhe në mbledhjen e këtij fundmuaji. Anëtarja e këshillit, Uarda Gjeka, u përfshi në një debat të ashpër me kryetarin e Këshillit Bashkiak, Oltion Luli, pavarësisht se të dy i përkasin të njëjtit grup politik, Partia Socialiste.

Përplasja mes tyre lidhej me diskutimin e një draft-rregulloreje për dhënien e titujve të nderit. Gjeka pretendoi se dokumenti nuk ishte sjellë për shqyrtim në këshill sipas afateve dhe procedurave ligjore, ndërsa Luli e kundërshtoi këtë pretendim, duke theksuar se rregullorja ishte respektuar dhe se ai e njihte mirë bazën ligjore.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Debati më pas kaloi në etiketime personale dhe përplasje mbi interpretimin juridik të rregulloreve. Situata u tensionua edhe më tej, kur Uarda Gjeka i kërkoi publikisht Oltion Lulit të japë dorëheqjen, duke e konsideruar të pazot për drejtimin e Këshillit Bashkiak. Replikat mes tyre u shoqëruan me akuza për mungesë respekti dhe shkelje të rregullores së brendshme.

Kjo përplasje shtohet në listën e konflikteve të brendshme në radhët e së majtës në Shkodër. Kujtohet se prej dhjetorit, edhe këshilltari tjetër socialist, Mirsad Basha, ka dalë publikisht kundër Bashkisë Shkodër, duke denoncuar mungesën e investimeve dhe punëve të parealizuara në qytet.

Leave a Comment