“Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen”/ Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Mund të parandalohej, Fatos Nano nuk donte të …

Ilir Meta ka deklaruar se i është bërë presion për të mos zbardhur vrasjen e Azem Hajdarit, e ndodhur 28 vite më parë, duke e cilësuar atë si një vrasje politike që mund dhe duhej të ishte parandaluar. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Meta thekson se ngjarjet e 12 dhe 14 shtatorit 1998 ishin të lidhura shkak-pasojë dhe se situata ishte e paralajmëruar. Sipas tij, personi më i painteresuar që të ndodhte kjo vrasje ishte ish-kryeministri Fatos Nano.

Meta shpjegon se më 13 shtator 1998, pas revoltës së militantëve të Partisë Demokratike, u zhvillua një mbledhje në zyrën e kryeministrit Nano, ku u diskutua rrezikshmëria e situatës. Ai rrëfen se Nano kishte marrë sugjerime nga diplomatë të huaj për të dhënë dorëheqjen për të ulur tensionet, por kjo nuk ndodhi, çka sipas Metës ishte një mundësi e humbur për të shmangur pasojat tragjike të 14 shtatorit. Ai thekson se përgjegjësia për këtë i takon të gjithë atyre që ishin pjesë e vendimmarrjes atë mbrëmje.

Duke iu referuar periudhës kur u bë kryeministër në tetor 1999, Meta thotë se çështja Hajdari ishte një nga problemet më të rënda për shtetin. Ai pretendon se ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë për zbardhjen e plotë të vrasjes, por në të njëjtën kohë është përballur me presione të orkestruara dhe sulme politike për ta ndalur këtë proces. Meta përfundon se jo vetëm vrasja e Azem Hajdarit, por edhe ngjarje të tjera të rënda si 21 janari 2011, mund dhe duhej të ishin parandaluar, duke e lidhur këtë me zhvillimet politike dhe gjeopolitike të kohës.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Leave a Comment