‘Më hyri plumbi në gojë’/ Shqiptarët terrorizuan Belgjikën me 16 të shtëna, si nisi sherri për pazaret e kokainës

Një shkëmbim i armatosur droge në mes të ditës ka tronditur Anversën e Belgjikës më 16 tetor 2024, duke lënë tre persona të plagosur rëndë dhe duke zhdukur 12 blloqe kokainë me vlerë rreth 264 mijë euro. Ngjarja ndodhi në një apartament në rrugën Jezusstraat, pranë zonës tregtare Meir, ku një transaksion i zakonshëm droge përfundoi në kaos me 16 të shtëna me armë zjarri.

Sipas hetimeve, Arsen D. dhe Salvatore P. nga Brukseli kishin sjellë drogën për ta shitur, ndërsa pala shqiptare përbëhej nga disa persona, mes tyre Eno G., Fabio X. dhe Niko M. Pas të shtënave, dy belgët u larguan të plagosur rëndë, ndërsa policia gjeti Eno G. në gjendje kritike brenda apartamentit. Një tjetër i dyshuar shqiptar, Niko M., u largua nga vendngjarja dhe u filmua nga kamerat e sigurisë duke hyrë në metronë e Groenplaats me një çantë sportive, ku dyshohet se ndodheshin blloqet e zhdukura të kokainës.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Sot u zhvillua seanca gjyqësore ndaj gjashtë të përfshirëve, nga të cilët pesë ishin të pranishëm, ndërsa Niko M. mungonte. Prokuroria i akuzon për trafik droge dhe tentativë vrasjeje, duke kërkuar dënime nga 4 deri në 7 vite burg. Avokatët e palëve kundërshtuan akuzën për tentativë vrasjeje, duke pretenduar vetëmbrojtje ose mungesë përfshirjeje direkte, ndërsa gjykata pritet të japë vendimin përfundimtar më 2 mars.

Leave a Comment