Një dëshmi e re dhe tronditëse është dhënë së fundmi lidhur me zhdukjen e Bleona Mata, vajzën e vogël që u zhduk 15 vite më parë në Kukës. Një i moshuar ka rrëfyer detaje të panjohura më parë për rrethanat e rrëmbimit, duke përmendur lëvizje të dyshimta dhe informacione që, sipas familjes, mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës. Ai është shprehur se për vite me radhë e ka mbajtur këtë barrë në heshtje, nga frika dhe presioni i ambientit përreth.
Në emisionin Ftesë në 5, nëna e Bleona Matës, Bukuria Mata, foli me dhimbje për mungesën e drejtësisë dhe vuajtjen që, sipas saj, e shoqëron çdo ditë prej 15 vitesh. Ajo akuzoi drejtpërdrejt hallat e vajzës për rrëmbimin dhe kërkoi që ato të ndëshkohen me burg derisa të tregojnë të vërtetën. Sipas saj, në ditën e zhdukjes është parë një makinë me targa Vlore, ndërsa banorët e zonës kanë heshtur nga frika, duke penguar zbardhjen e çështjes.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Bukuria Mata hodhi akuza të forta edhe ndaj babait të Bleonës, duke thënë se ai nuk e ka denoncuar kurrë zyrtarisht humbjen e vajzës dhe se shpesh ka tërhequr kallëzimet nën presion familjar. “Nuk e di çfarë babai është ai që nuk kërkon fëmijën e vet”, u shpreh ajo mes emocionesh. Ajo theksoi se shpresa për ta përqafuar një ditë të bijën është e vetmja forcë që e mban gjallë, ndërsa kërkon që drejtësia të veprojë pa vonesa të tjera për një nga rastet më të dhimbshme të zhdukjes së një fëmije në Shqipëri.