Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e një shqiptari brenda burgut të Malandrino në Greqi. I plagosur ka mbetur 46-vjeçari Dhimitër Meci, me origjinë nga Labova, i cili është goditur me një thikë të improvizuar nga i burgosuri grek E. Nousi, punonjës në mensën e burgut. Ngjarja ndodhi ditën e sotme, menjëherë pas transferimit të Mecit nga burgu i Koridhalos drejt Malandrinos, ku ai ishte dërguar pas qëndrimit në repartin psikiatrik që prej arrestimit në dhjetor 2025.
Dhimitër Meci, i njohur edhe si Dhimo Meci, u arrestua në Greqi së bashku me Andrea Brokeri, Fatjon Prendi dhe disa shtetas grekë, ndërsa Vasil Theohari u shpall në kërkim. Ata akuzohen për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala në maj 2025, i cili u ekzekutua disa muaj më vonë nga një grup tjetër kriminal. Gjatë kontrolleve në banesat e Mecit në Greqi dhe Shqipëri, autoritetet sekuestruan një arsenal armësh.
Meci ka një të kaluar të gjatë kriminale në Greqi, me dënime për vjedhje, grabitje, tentativë vrasjeje, vrasje dhe pjesëmarrje në organizata kriminale. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian në Athinë dhe më pas u përfshi në grabitje të armatosura gjatë lejeve nga burgu. Policia greke e lidh atë me disa vrasje të bujshme në Athinë dhe rrethina, përfshirë ato të Panagiotis Stivas, Ali Saeed, Giorgos Shabbat dhe një bashkëpunëtori të njohur si “Pitsila”.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Sipas hetuesve grekë, Meci ka qenë i përfshirë në atentate me pagesë, zhvatje dhe aktivitete të dhunshme kriminale në zona si Glyfada, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Ai është arrestuar disa herë gjatë viteve, ndërsa në vitin 2018 u identifikua edhe si autor i vrasjes së shqiptarit Artin Kato në Athinë, një krim i realizuar përmes një takimi kurth. Autoritetet greke vijojnë hetimet për plagosjen e fundit në burg, ndërsa gjendja shëndetësore e Mecit po monitorohet nën masa të rrepta sigurie.