“Gjobë dhe 1 vit burg”, eksperti rrugor flet për ashpërsimin e Kodit Penal

Ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor, që e kthejnë parkimin dysh nga kundërvajtje administrative në kundërvajtje penale, kanë hapur debat të fortë publik. Eksperti i sigurisë rrugore Islam Qibini, në një intervistë për emisionin Dita Jonë, sqaroi se jo çdo parkim i gabuar do të ndëshkohet me burg.

Sipas Qibinit, masa penale aplikohet vetëm në raste të rënda, kur parkimi dysh bllokon seriozisht qarkullimin dhe pengon mjetet e emergjencës (ambulanca, zjarrfikëse, polici). “Qëllimi është të goditen sjelljet që krijojnë rrezik real, jo gabimet e vogla,” theksoi ai.

Ndërkohë, parkimet e përkohshme për hipje–zbritje pasagjerësh, ngarkim ose shkarkim bagazhesh, kur drejtuesi është i pranishëm, do të vazhdojnë të trajtohen si kundërvajtje administrative, me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë. Vetëm kur parkimi dysh pengon qarkullimin e mjeteve të tjera, ai kualifikohet si kundërvajtje penale, e dënueshme deri në 1 vit burg.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Eksperti nënvizoi se ndryshimi synon rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinimin e drejtuesve të papërgjegjshëm, por suksesi i tij do të varet nga zbatimi i drejtë dhe proporcional i ligjit. Ai shtoi se në shumicën e vendeve të BE-së parkimi i gabuar sanksionohet kryesisht me gjoba, ndërsa Shqipëria ka zgjedhur një qasje më të ashpër për të garantuar qarkullim të lirë, veçanërisht në situata emergjente.

Leave a Comment