Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja mbi hetimet që SPAK po zhvillon ndaj kompanisë Bankers Petroleum, duke e cilësuar çështjen si një nga aferat më të mëdha financiare të viteve të fundit.Sipas Lalës, çelësi i zbardhjes së aferës ndodhet në një bankë të nivelit të dytë në Austria. Ajo shpjegoi se nga të dhënat paraprake rezulton që llogaritë e Bankers Petroleum në Shqipëri janë boshatisur dhe kompania ka deklaruar vazhdimisht humbje, duke shmangur pagesën e taksave. Ndërkohë, dyshohet se jashtë vendit janë kryer pagesa selektive përmes një banke të huaj, të cilat mund të çojnë në identifikimin e përfituesve realë të parave.
Lala theksoi se po verifikohet roli i disa ministrave dhe ish-ministrave, si edhe i kompanive të lobimit, PR-së, studiove ligjore dhe subjekteve të tjera që dyshohet se kanë ndihmuar në skemën e shmangies tatimore. Sipas saj, bëhet fjalë për të paktën 5–6 ministra ose ish-ministra të përfshirë, ndërsa pagesat e dyshuara janë në nivele shumë të larta financiare, me elementë të qartë të pastrimit të parave.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Gazetarja bëri të ditur se prokuroret e SPAK, Anita Jella dhe Enkelejda Millonai, kanë dërguar disa letër-porosi ndërkombëtare, përfshirë edhe drejt Austrisë. Hetimi aktualisht është i përqendruar në zbardhjen e transaksioneve bankare, pasi, sipas Lalës, vetëm ndjekja e parave do të tregojë se sa miliona euro janë përvetësuar dhe në favor të kujt kanë përfunduar këto pagesa.