Vjedhje e bujshme në qendër të Tokios, grabitet valixhja me 2.3 milionë euro brenda

Tre persona vodhën valixhe që përmbanin mbi 2 milionë euro në para të gatshme në një rrugë të ngarkuar në qendër të Tokio, një ngjarje e rrallë për kryeqytetin japonez të njohur për nivel të lartë sigurie. Sulmi ndodhi rreth orës 21:30 të së enjtes, pranë Stacionit Ueno, zonë turistike shumë e frekuentuar. Autorët përdorën gaz lotsjellës për të neutralizuar viktimat dhe për të marrë valixhet me para.

Sipas mediave lokale, viktimat ishin pesë persona, shtetas kinezë dhe japonezë, të cilët po përpiqeshin të ngarkonin në një automjet valixhe që përmbanin rreth 2.3 milionë euro, ose 420 milionë jen. Ata u thanë autoriteteve se shuma ishte e destinuar për zyra këmbimi valutor. Policia e Tokios ka konfirmuar incidentin, por nuk ka dhënë ende detaje të plota për autorët.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Në një ngjarje tjetër të ndodhur po atë mbrëmje, një burrë që mbante rreth 1 milion euro në para të gatshme u sulmua me gaz lotsjellës në një parking pranë aeroportit Tokio-Haneda. Edhe në këtë rast, autorët ishin tre persona. Policia po heton mundësinë që dy sulmet të jenë të lidhura, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Leave a Comment