Gazetari Artan Hoxha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Kjo Javë, foli për ecurinë e hetimeve të 21 janarit në SPAK, duke theksuar se procesi ka hyrë në vitin e 16-të pa një zbardhje përfundimtare. Sipas tij, zvarritja u ka shërbyer personave përgjegjës, ndërsa afatet ligjore janë konsumuar pa rezultat konkret. Hoxha nënvizoi se dy nga katër rastet e vrasjeve nuk mund të rigjykohen më, ndërsa ka mbetur vetëm çështja e Aleks Nikës.
Ai sqaroi se është thirrur të japë burimin e kasetës me bisedat e gardistëve të 21 janarit, por pa një garanci ligjore nuk mund ta bëjë këtë, pasi rrezikon deri në 1 vit burg. Hoxha kujtoi se dëshminë e parë e ka dhënë më 3 tetor 2024 dhe, edhe në vitin 2026, SPAK ende nuk ka regjistruar persona konkretë si të dyshuar. Kjo, sipas tij, tregon mungesë vullneti dhe afate “pa fund”, ndërkohë që koha nuk pret.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Gazetari theksoi se, edhe pa kasetën, hetimi mund të çonte te autorët, pasi mjafton të pyeten zinxhiri komandues dhe urdhrat e dhënë për hapjen e zjarrit. Megjithatë, për të mos lënë asnjë justifikim, ai deklaroi se e ka dorëzuar kasetën origjinale, të pandërprerë dhe pa ndërhyrje, e cila do të eksportohet jashtë vendit për ekspertizë. Sipas Hoxhës, vetë përmbajtja e saj dëshmon se vrasjet janë kryer me urdhër dhe, minimalisht, me dashje.