I ftuar në Big Brother Radio, Keijsi ka folur hapur për eksperiencën e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP, nga ku u përjashtua mbrëmjen e së martës pas leximit të Zarfit të Zi. Gjatë intervistës, ish-banori ndau detaje mbi qëndrimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe dinamikat e krijuara me banorët e tjerë.
Moderatorja Elona Duro e pyeti Keijsi-n për raportin me Kristi, i cili pas përjashtimit ishte shprehur se nuk e kishte pritur largimin e tij në atë mënyrë. Sipas Keijsi-t, Kristi mund ta ketë kuptuar vetë se reagimet e tij kanë qenë të tepruara, duke shtuar se edhe mënyra e viktimizimit, sipas tij, e ka kaluar masën.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
I pyetur nëse mendon se ishte Kristi ai që e nxori nga loja, Keijsi u shpreh prerë se përgjegjësinë e mban vetë. Ai sqaroi se veprimi që çoi në përjashtimin e tij erdhi si pasojë e mbrojtjes së një femre dhe se nuk ndjen asnjë pendesë. Sipas tij, nëse do të kishte qenë agresori, do të kërkonte ndjesë, por në këtë rast beson se ka vepruar drejt.