Tre viruse respiratore po qarkullojnë njëkohësisht në vend, duke shkaktuar një rritje të ndjeshme të virozave stinore. Sipas mjekut infeksionist Erion Dasho, Shqipëria, njësoj si shumica e vendeve të Evropës, po përballet paralelisht me gripin (Influenza), Covid-19 (SARS-CoV-2) dhe virusin sincitial respirator (RSV). Dominimi i tyre ndryshon herë pas here, por situata konsiderohet normale për këtë periudhë të vitit.
Mjeku Dasho shpjegon se aktualisht gripi dhe RSV janë në rritje, ndërsa Covid-19 po shënon rënie. Ai thekson se bashkëqarkullimi i këtyre viruseve është tashmë një realitet i ri pas pandemisë. Qytetarët duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë temperaturë të lartë që nuk ulet për 3–5 ditë, kollë që kalon në kollë me sekrecione ose vështirësi në frymëmarrje.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Grupet më të rrezikuara mbeten fëmijët, të cilët preken më shpesh nga RSV, dhe të moshuarit, që janë më vulnerabël ndaj gripit dhe Covid-19. Dasho rekomandon vaksinimin për të tre viruset, sidomos për grupet në rrezik, si dhe izolimin e personave me simptoma. Ai ngriti gjithashtu shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke përmendur mungesën e kontrolleve dhe rastin e pulave me salmonelë si një alarm serioz për shëndetin publik.