Avokati Ivan Niniç njoftoi në rrjetin social X se Vukashinoviç u qëllua me disa të shtëna pas shpine nga persona të veshur me uniforma ushtarake, por pa shenja dalluese, duke përdorur xhipa pa targa. Ai ngre pyetjen nëse dikush tjetër, përveç anëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe, ka marrë pjesë në këtë sulm të rëndë. … Read more
News
Neda Balluku i jep fund martesës pas 10 vitesh, kërkon në gjykatë divorcin nga vëllai i Belinda Ballukut
Moderatorja e njohur Neda Balluku ka vendosur të japë fund martesës së saj dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e zv.kryeministres Belinda Balluku, duke depozituar kërkesën për divorc në gjykatë. Vendimi vjen pas periudheve të vështira në marrëdhënien e tyre, që sipas burimeve të afërta, ka qenë në krizë kohët e fundit.
Neda dhe Ogreni u njohën në vitin 2010 si konkurrentë në spektaklin e njohur “Big Brother Albania”. Marrëdhënia e tyre u bë objekt i vëmendjes së mediave rozë, duke u cilësuar si një nga çiftet më të përfolura të atij sezoni. Pas disa vitesh lidhje, ata vendosën të martoheshin në vitin 2015. Nga kjo martesë … Read more
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës i shkruan Blendi Fevziut: Ja e vërteta. Vajza preku kalin, por…
Vrasja në Berat, bashkëshortja e viktimës i shkruan Blendi Fevziut: Ja e vërteta. Vajza preku kalin, por… Më 28 tetor vendi u trondit nga vrasja me thikë e 42-vjeçarit Keli Hoxha në lagjen “Kala” të Beratit. Autori i krimit është Kristo Mema alias Kostandin Hoxha, 63 vjeç.
Bashkëshortja e 42-vjeçarit, Vjola Haxhia i ka dërguar një mesazh gazetarit Blendi Fevziu, ku tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë. Sipas saj, konflikti ka filluar në momentin kur vajza 8 vjeçe, ka shprehur dëshirën për të prekur kalin i cili ishte i lidhur në një shtyllë. Keli Hoxha së bashku me vajzën i … Read more
Rama zbulon shifrat, ja sa do të rriten pensionet nga janari
Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka zbuluar në shifra rritjen që do t’i bëhet pensioneve sipas çdo kategorie. Sipas kreut të ekzekutivit pensionet do të rriten çdo vit përgjatë mandatit të tretë të qeverisë së tij, ashtu siç u premtua në fushatën e zgjedhjeve të 11 majit.
Pensionistët do të marrin edhe bonusin e fundvitit, nga i cili do të përfitojnë 515 mijë individë dhe do të jetë më i lartë se vitin e kaluar. “Mbrëmë i përcollëm parlamentit projektbuxhetin 2026 dhe jam realisht i lumtur sot tu them pensionistëve se jua ashtu siç u zotuam në zgjedhje ky mandate do të … Read more
Nëse doni që fëmija juaj të bëjë gjumë të shëndetshëm, ndiqni këto 8 rregulla
Problemi më i zakonshëm me të cilin përballen prindërit dhe pediatrit janë problemet me gjumin e fëmijëve. Gjumi ka një ndikim të madh në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe mund të sjellë probleme nëse nuk trajtohet në kohë dhe siç duhet.
Një fëmijë që nuk ka qenë në gjendje të krijojë një model gjumi mund të përjetojë vështirësi në aftësitë sociale, në situata mendore ose njohëse. Më poshtë po ju rendisim disa nga këshillat që mund të jenë zgjidhje për problemin e gjumit te fëmijët të sugjeruara nga ekspertët: 1- Shtretërit duhet të jenë të mbuluar … Read more
ALARMUESE/ Këto ushqime po “vrasin” cilësinë e SPERMËS te meshkujt!
Një studim i fundit raporton se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve ultra të përpunuara mund të lidhet me përkeqësimin e shëndetit riprodhues mashkullor, përfshirë uljen e cilësisë dhe numrit të spermatozoideve. Autorët e studimit theksojnë se dieta me ushqime ultra të përpunuara nuk ndikon vetëm tek pesha trupore dhe niveli i kolesterolit, por edhe tek … Read more