Kariesi, shkaku më i zakonshëm Në shumicën e rasteve, dhimbja vjen nga kariesi – prishja e dhëmbëve. Bakteret që ndodhen natyrshëm në gojë ushqehen me sheqerna dhe niseshte nga ushqimet që konsumojmë, duke formuar pllakën bakteriale, një shtresë ngjitëse që mbulon sipërfaqen e dhëmbëve. Acidet që prodhojnë këto baktere dëmtojnë smaltin, shtresën e fortë të … Read more
Melania zbulon sekretet e presidentit Trump në dhomën e gjumit: Fle shumë pak dhe..
Melania Trump ka ndarë disa detaje interesante mbi rutinën e mbrëmjes së bashkëshortit të saj, Donald Trump. Presidenti amerikan është mburrur disa herë se gjatë drejtimit të tij flinte vetëm katër deri në pesë orë në natë, një ritëm që, sipas shumë liderëve botërorë, konsiderohet i zakonshëm për njerëzit në pozita të tilla të larta, … Read more
Edhe pse sot nuk dihet me saktësi sa orë gjumë bën Trump, Melania vitin e kaluar, gjatë një interviste në emisionin The Five në Fox News, ka treguar sesi dukej rutina e tij para gjumit. “Ai nuk fle shumë”, ka thënë ajo, duke shtuar me të qeshur: “Por, sigurisht – fle!” Moderatori Greg Gutfeld e … Read more
Ndjesia e shpimit, dobësia dhe ngërçet paralajmërojnë mungesë kaliumi: Ja si ta rimbushni këtë mineral jetik
Kur trupi humbet shumë kalium, ndodh hipokalemia – një gjendje që mund të ndikojë ndjeshëm në funksionimin e muskujve dhe zemrës. Ky mineral është elektroliti i tretë më i përhapur në trupin e njeriut, pas natriumit dhe kalciumit, dhe është thelbësor për funksionimin normal të çdo qelize.
Kaliumi ndikon drejtpërdrejt në rrahjet e zemrës, tkurrjen e muskujve, funksionimin e trurit dhe presionin e gjakut. Pse është i domosdoshëm kaliumi Kaliumi vepron brenda qelizave, duke ruajtur ekuilibrin e lëngjeve dhe duke rregulluar ngarkesën elektrike të membranave qelizore. Ai bashkëvepron me natriumin në të ashtuquajturën “pompë natrium-kalium”, që siguron funksionimin normal të qelizave nervore … Read more
Frutat dhe perimet që duhet t’i keni në tryezë gjatë muajit nëntor
Nëntori sjell shumë produkte, që nga lakra gjithë vitamina që na vjen nga zona e Lushnjës, tek ullinjtë e Beratit, Tiranës, Elbasanit dhe Jugut që na shoqërojnë në sallata e meze. Nga panxhari i kuq i zonës së Maliqit tek kërpudhat e shkëlqyera që rriten në të egër në Tropojë.
Dhe si për t’u ëmbëlsuar pak, disa mandarina dhe agrume nga Xarra, Borshi apo Saranda e bëjnë nëntorin një dashuri më vete. Panxhari ka jo vetëm një pamje të bukur, duke qenë se kanë një ngjyrë të fortë të kuqe që shkëlqen si asgjë tjetër, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës … Read more
Kur është momenti më i përshtatshëm për të konsumuar mollë gjatë ditës
Një mollë në ditë e mban mjekun larg, është një thënie e vjetër e njohur edhe nënat tona na detyruan ta besojmë. Por, ky frut që rrit imunitetin nuk mund të përfshihet në çdo moment të ditës. Sipas studimeve, duhet të hani një mollë në orët e mëngjesit.
Kjo për shkak se mollët janë të pasura me fibra dietike, pektinë, e cila gjendet në lëkurën e saj. Meqenëse shumica e njerëzve kanë probleme me tretjen për shkak të gjumit të gabuar ose zakoneve të vonuara të të ngrënit, mollët menjëherë në mëngjes, pasi zgjoheni janë një ide e mirë. Kështu, ngrënia e një … Read more
Kompania ruse transferon rrogat e të gjithë punëtorëve në llogarinë e njërit, ‘fatlumi’ refuzon t’i..
Një punëtor në fabrikën ruse, Khanty‑Mansiysk, është paditur nga kompania ku punon pasi po refuzon të kthejë mbi 7 milionë rublave (80 mijë euro), të cilat i ishin transferuar gabimisht për shkak të një defekti në softuer. Kur i erdhi njoftimi nga aplikacioni i bankës në fillim të këtij viti, Vladimir Rychagov nuk i besonte … Read more