“Brenda SPAK ka për Ballukun”, Ahmetaj: Ja për çfarë po hetohet zv.kryeministrja

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar mbrëmjen e sotme edhe hetimet e SPAK-ut ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Në një intervistë telefonike në emisionin “Çim Peka Live” tha se hetimi aktual nuk lidhet me çështje të mëdha korruptive si tuneli i Llogarasë apo projektet e energjisë, por për një tender të vogël supervizimi, duke e cilësuar këtë si një ‘lojë qesharake’ me drejtësinë.